Fjalë Kyçe

Kosovari që në trup ka tatuazh Albin Kurtin, thotë së shpejti do ta bëjë edhe Vjosa Osmanin

Kosovari që në trup ka tatuazh Albin Kurtin, thotë së shpejti do ta bëjë edhe Vjosa Osmanin

E braktisën Norvegjinë për t’u kthyer në vendlindje. Shiqeri Ramadani bashkë me gruan e tij, Sheren Ramadani nga Ferizaj, tash e tri vjet janë kthyer për të jetuar në Kosovë. Kjo pasi malli për vendin ku janë rritur ishte i madh.

Dashuria për atdheun është aq e madhe, sa që Shiqeri Ramadani në trup ka tatuazhe të shumta të personazheve të njohura politike.

Ajo çfarë morri vëmendje të madhe edhe në rrjetet sociale ishte tatuazhi me portretin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Madje, 53-vjeçari pritet të bëjë tatuazh edhe një portret të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.