Fjalë Kyçe

KQZ-ja mban sot mbledhje, pritet zëvendësimi i Vjosa Osmanit

KQZ-ja mban sot mbledhje, pritet zëvendësimi i Vjosa Osmanit

Sot në orën 13:30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për “Zërin” se në këtë mbledhje njëra nga pikat do të jetë rekomandimi i kandidatit për deputet që do të zëvendësojë Vjosa Osmanin.

“Do të rekomandohet kandidati i radhës për deputet që do të zëvendësoj znj. Osmani. Kjo është njëra nga pikat”, ka thënë Elezi.

Kandidatja e radhës sipas rezultateve te publikuara më parë nga KQZ-ja i bie që është Yllza Hoti, e cila kishte marrë 5 929 vota.