Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha, ka folur për kolegun e tij Ridvan Berishën.
Hoxha, duke ironizuar ka thënë se ‘Ridin’ mundemi me kritiku për gjithçka tjeter, por mysafiret ka pas dëshirë që t’duken bukur në ekran.
Ai në rrjetin social Facebook, ka rrëfyer edhe një ngjarje që ndërlidhet me ish-kryetarin e PDK-së Kadri Veselin.
Shkrimi i plotë:
Ridin mundemi me kritiku per gjithcka tjeter mirepo per nje gje duhet me ja dhene doren, mysafiret ka pas qef qe t’duken bukur ne ekran.
Gjysme faqe imell e pati shkruar njehere per nje video material ku ish kryeparlamentarit Kadri Veseli i shihet nje dhemb i prishur.
Me miresjellje dhe argumentim te detajuar pati kerkuar qe ky material te mos perdoret per mbulim te pamjeve te z.Veseli, dhe per me qene 100% i sigurt, pati thene qe te fshihet ne menyre te pakthyeshme nga arkiva.
Detajist deri ne perkryrje