Fjalë Kyçe

Zhduket një i ri në Lipjan, vetura e tij gjendet në Janjevë por jo ai

Zhduket një i ri në Lipjan, vetura e tij gjendet në Janjevë por jo ai

B. R (emër i njohur për redaksinë) është zhdukur që nga dje.

Vetura e tij është gjetur e zbarazur në fshatin Janjevë të Lipjanit, por jo edhe i riu, ka marrë vesh me burime Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

Rastin në Polici është paraqitur dje nga familjarët e të riu të zhdukur.

Reporteri.net ka kontaktuar të premten me Policinë e Kosovës, por ata nuk kanë dhënë ndonjë informacion lidhur me rastin.

Mësohet se i riu është nga rajoni i Ferizajt.

Ngjarja nuk është raportuar as në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.