Fjalë Kyçe

Mashtrohet me para përmes Facebook-ut

Mashtrohet me para përmes Facebook-ut

Një person nga fshati Manastirica e Prizrenit ka raportuar në polici se ishte mashtruar nga një person përmes rrjetit social Facebook për një shumë parash të cilën ai e kishte paguar në emër të tërheqjes së një trashëgimie nga një i afërm.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.