Reperja e mirënjohur Tayna është një besimtare myslimane, e cila muajin e Ramazanit ka vendosur të agjërojë.
Mirëpo, as ajo vetë s’e di pse njerëzit habiten nga ky fakt. Siç ka treguar ajo vetë në InstaStory, askush nuk e beson.
“Njerëzit po shokohen kur i them se e agjëroj. Më pëlqen ta shoh këtë.”- ka shkruar Tayna duke qeshur.
Reperja e njohur, Tayna ka sjellë para pak ditësh projektin e ri “WTF”, një bashkëpunim me reperen britanike Ivoriana Doll.
Por, siç duket ajo nuk ka ndër mend të ndalet pasi ka nisur punën për surprizën e radhës.
Në një postim në InstaStory, Tayna është shfaqur në studio, duke shijuar këngën e re, për të cilat paralajmëron fansat.
“S’bon me ni ju hala, ama unë u kënaqa”, ka shkruar reperja krahas videos.