Fjalë Kyçe

Të shtunën arrijnë në Shqipëri edhe 40 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Të shtunën arrijnë në Shqipëri edhe 40 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Gjatë fundjavës Shqipëria do të sigurojë edhe 40 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, nga sistemi COVAX.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Orgeta Manastriliu, gjatë një takimi në Kamëz ku ishin së bashku me kryeministrin Edi Rama duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit që po vijon atje, njofton Klan Kosova.

Manastriliu tha se tanimë kanë kaluar shifrën e 200 mijë të moshuarve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër virusit COVID-19 dhe gjatë fundjavës do të nis vaksinimi i operatorëve ekonomik.