Fjalë Kyçe

Nga e hëna mësimi parauniversitar vazhdon në shkolla

Nga e hëna mësimi parauniversitar vazhdon në shkolla

Të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nga e hëna do ta vazhdojnë procesin mësimor në shkolla, pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve. Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ky vendim është bërë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjatë vikendit klasat pritet të dezinfektohen ndërsa komunat i kanë thënë ministres së janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor në shkolla.

“Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë. Shëndet e suksese”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.