Fjalë Kyçe

Kryeminstri slloven e quan lajm të rremë letrën për ndryshim të kufijve në Ballkan

Kryeminstri slloven e quan lajm të rremë letrën për ndryshim të kufijve në Ballkan

Kryeministri slloven Janez Jansa e quan lajm të rremë dokumentin që flet për ridefinim të kufijve në Ballkan, transmeton Gazeta Metro.

Kryeministri Jansa ka reaguar përmes Twitterit duke fajësuar partinë evropiane Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën për shpërndarjen e lajmeve të rreme të krijuar në Slloveni nga miqt e tyre.

“Ne jemi të gjithë të shokuar që partia ALDE dhe presidenti i saj Hans van Baalen janë duke shpërndarë lajme të rreme, të krijuara në Slloveni nga miqt e tij slloven për luftë të brendshme politike. E turpshme”, ka shkruar kryeministri slloven.

Para kryeministrit slloven Jansa ishte presidenti slloven Pahor që kishte kundërshtuar çdo ide të ndryshimit të kufijve.

Reagime të shumta kishte edhee në qarqet e BE’së, ku reagoi sot misnitri gjeemran Rot i cili i vlerësoi këto ide si të dëmshme.