Fjalë Kyçe

Kapet në Podujevë personi me rrezikshmëri të lartë Ciprra, ai kishte kidnapuar edhe një vajzë minorene

Kapet në Podujevë personi me rrezikshmëri të lartë Ciprra, ai kishte kidnapuar edhe një vajzë minorene

Policia Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte në kërkim për një kohë të gjatë.

Lajmi.net ka mësuar se bëhet fjalë për Besim Hajdarin, i njohur me nofkën “Ciprra”. Së fundmi, ai ka qenë i dyshuar për plagosjen e një personi në qytetin e Podujevës.

Po ashtu, raportohet se së bashku me të arrestuarin ka qenë edhe një vajze 17 vjeçare, e cila sipas deklaratës së saj në polici ishte mbajtur kundër vullnetit të saj.

Që nga fundi i vitit të kaluar, ai ka qenë në arrati. Ai po ashtu ka qenë në kërkim edhe për një plagosje tjetër.

“Ciprra” i ka 60 vepra penale në Policinë e Kosovës.