Fjalë Kyçe

Alarmante: Shumica e pacientëve janë të prekur nga varianti vdekjeprurës britanik

Alarmante: Shumica e pacientëve janë të prekur nga varianti vdekjeprurës britanik

Tetë të vdekur nga koronavirusi u regjistruan brenda 24 orëve. Specialistë të fushës thonë se në Kosovë më shumë të prekur ka nga varianti i ri, ai britanik duke theksuar se ky variant përhapet edhe më shpejt.

Në këtë kohë kur po përballemi me numër jo të vogël të infektimeve rrezik për shëndetin e qytetarëve është varianti i ri i Covid-19. Infektologu Shemsedin Dreshaj thotë se pjesa më e madhe e infektimeve në këtë valë të tretë janë me variantin e ri.

“Realisht varianti i ri është i përhapur në tërë Europën dhe mendoj se tash në këtë valën e tretë shumica e rasteve të reja të diagnostikuara i takojnë variantit të ri. Njëjtë është situata edhe në Kosovë. Mostrat që i kemi dërguar në Gjermani për testim dhe konfirmim kanë dalë që shumica dominuese e tyre janë të variantit të ri”, tha Dreshaj për RTV 21.

Ndërsa pulmologu Besim Morina thotë se varianti i ri e ka zëvendësuar koronavirusin e zakonshëm.