Meçi i UFC-së mes Jeremy Stephensit dhe Drakkar Kloset u anulua në momentet e fundit, pas një lëndimi që mori Klose gjatë matjeve zyrtare, raportojnë mediumet amerikane.
Të dy ishin paraparë të ndesheshin të shtunën mbrëma. Por, gjatë matjeve zyrtare Stephens e shtyu Klosen me ç’rast Klose mori një lëndim të qafës dhe tronditje në tru.
Klose ka treguar se dora i ishte mpirë dhe qafa po ashtu pas shtyrjes të premten, dhe në ditën tjetër u zgjua me kokëdhembje dhe kishte vjellë.
“Më vjen keq për të gjithë që pritën këtë luftë”, ka shkruar Klose në Twitter.