Fjalë Kyçe

Belgjika e fton Kurtin për marrëveshje historike me Serbinë

Belgjika e fton Kurtin për marrëveshje historike me Serbinë

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, i ka shkruar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

De Croo ka thënë se i uron Qeverisë Kurti sukses në zbatimin e programit ambicioz të reformave.

“Me shumë interesim jam njoftuar për synimet tuaja, lidhur me forcimin e shtetit të së drejtës dhe reformën në drejtësi, konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tuaj, modernizimit të ekonomisë; të gjitha në të mirë të përmirësimit të kushteve të jetesës së bashkëqytetarëve tuaj dhe përshpejtimit të afrimit të vendit tuaj me Bashkimin Evropian”, ka shkruar De Croo në letër. “Qeveria belge mbetet plotësisht e bindur në ftesën për integrim evropian të Republikës së Kosovës dhe të shteteve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në këtë këndvështrim, Belgjika mbështet plotësisht procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe bën thirrje për përfundimin e një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve fqinje. Është kënaqësi për mua të ritheksoj cilësinë e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona. Shpresoj që të mund të punojmë së bashku për të forcuar dhe thelluar këto lidhje, në të gjitha nivelet”.