Fjalë Kyçe

Mblidhet ​Qeveria Kurti, vendoset për masat antiCovid

Mblidhet ​Qeveria Kurti, vendoset për masat antiCovid

I pari i Qeverisë, Albin Kurti do ta mbledh sot pasdite kabinetin qeveritar, e ku do të diskutohet rreth masave antiCovid.

Qeveria Kurti do të mblidhet në ora 19:00.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet rreth masave kundër përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë që më 5 prill qeveria miratoi masat antiCovid e të cilat kanë hyrë në zbatim më 7 prill, e që të njëjtat u morë vendim që të jenë në fuqi deri më 18 prill.

Ndërsa të enjten, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbajti takim virtual me kryetarët e Komunave ku u diskutua për masat antiCovid.

Për çka pas këtij takimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL deklaruan se nga e hëna fillon puna e sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare duke respektuar masat strikte shëndetësore.