Fjalë Kyçe

Haxhiu kërkon nga punëdhënësit të respektohet vendimi që gratë shtatzëna të lirohen nga puna

Haxhiu kërkon nga punëdhënësit të respektohet vendimi që gratë shtatzëna të lirohen nga puna

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në kuadër të masave të reja anti-COVID, me qëllim të mbrojtjes së jetës së grave dhe fëmijëve, sot është marrë vendim edhe për lirimin nga puna të grave shtatzëna.

Ajo në Facebook ka shkruar se aty ku është e mundur gratë shtatzëna do të punojnë nga shtëpia ndërsa ka edhe rrethana të tjera kur kjo mund të mos jetë e mundur prandaj ato nuk mund të hiqen nga lista e pagave.

“Kjo masë vlen edhe për institucionet publike por edhe për ato private prandaj duhet të zbatohet nga punëdhënësit! Le të jemi bashkë kundër pandemisë COVID-19”, ka shkruar ajo.