Fjalë Kyçe

36 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

36 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Qendrën Klinika Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme rajonale janë duke u trajtuar 734 pacientë, prej të cilëve 611 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, sipas raportit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Në këtë raport theksohet se 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 590 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.

Aktualisht, në nivel vendi janë 11 mijë e 756 raste aktive me koronavirus. Deri tash në vend janë regjistruar 102 mijë e 236 raste pozitive. Nga ta, 2100 kanë vdekur.