Fjalë Kyçe

Caktohen anëtarët e rinj në Bordin e Telekomit të Kosovës

Caktohen anëtarët e rinj në Bordin e Telekomit të Kosovës

Qeveria Kurti ka emëruar sot bordin e ri të drejtorëve të Telekomit. Në mbledhjen e mbajtur sot, janë emëruar pesë anëtarë të Bordit dhe Kryesuesi i tij.

Këta janë emrat e të emëruarve: Shpëtim Dobra – Kryesues

Anëtarë: Sajmije Thaçi, Mimoza Vila, Florina Jerliu, Agim Muçaj, Remzi Kelmendi.

“Të emëruarit i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë sipas ligjit. Ky është një proces i gjatë që po përfundon sot me emërimin e këtij bordi të drejtorëve”, ka thënë kryeministri Kurti.