Fjalë Kyçe

Vranët e shi edhe në dy ditët e ardhshme

Vranët e shi edhe në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të premten do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa të shtunën parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.