Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 21:00 në Prishtinë, raporton Insajderi.
Incidenti ka ndodhur në Rrugën B të kryeqytetit.
Si pasojë e të shtënave me armë, Policia e Kosovës ka dal në vend-ngjarje dhe ka bllokuar rrugën.
Mediat kanë tentuar të marrë informata zyrtare nga Policia e Kosovës, por zëdhënësit e policisë kanë qenë të pa qasshëm përmes telefonit.