Një aksident ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur të premten rreth orës 13:00 ku tre persona kanë marrë lëndime trupore.
Ende nuk dihet për gjendjen e tyre. KOHA mëson se pas aksidentit janë krijuar kolona të gjata mes veturave.