Këngëtarja e njohur, Beyonce, në pesëvjetorin e albumit të saj “Lemonade” ka falënderuar të gjithë ekipin e saj që i kanë ndihmuar për realizim.
39 vjeçarja ka thënë se derisa e feston këtë pesëvjetor i inkurajon të gjithë njerëzit të vazhdojnë të dashurojnë dhe falin.
“U jam mirënjohëse që kjo pjesë e punës ka bërë jehonë kaq shumë me kaq shumë njerëz. Jam shumë falënderuese për të gjithë shpirtrat e bukur që janë të përfshirë në krijimin e veprës sime të artit, e cila është me e preferuara”.
“Teksa e festoj pesëvjetorin e “LEMONADE”, i inkurajoj të gjithë të vazhdojnë shërimin, dashurinë dhe faljen. Shpresoj të gjeni gëzim sot”, ka shkruar Beyonce në Instagram, shkruan People, transmeton Klan Kosova.