Fjalë Kyçe

Më goditën nënën”, çifti në Maliq që u dhunua në qendrën e votimit të mbuluar në gjak: Ishin dy djemtë e kryeplakut

Më goditën nënën”, çifti në Maliq që u dhunua në qendrën e votimit të mbuluar në gjak: Ishin dy djemtë e kryeplakut

Personat që shihni në foto janë burrë e grua që ranë pre e dhunës sot në një qendër votimi sot në Maliq.

Incidenti ndodhi në fshatin Vashmi. Gazetarja Lodrena Kodra ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshminë e çiftit të dhunuar, dhe të mbuluar në kokë me gjak, teksa hipnin në një furgon policie. Burri u shpreh për mediat se ishin dhunuar nga dy djemtë e kryeplakut të fshatit.

“Aty në qendër votimi. Na goditën ata të qendrës. U zumë për nënën. Do votonte nëna, se lanë. E shtynë plakën, e goditën. Edhe mua më goditi. Ata që më goditën janë dy vëllezër, djemtë e kryeplakut.”, tha burri. Gazetarja Lorena Kodra tha se ka qenë një vëzhgues që i ka goditur të dy burrë e grua.