Genc Salihu ka interpretuar këngën ‘’Salepxhija’’ në ‘’Soiree’’. Artisti i njohur shqiptar prej javësh është bërë pjesë e pandashme e spektaklit ‘’Soiree’’ që shfaqet në T7 dhe ABC, shkruan GazetaExpress.
Mes shumë momenteve qesharake, pyetje pikante që u bënë të ftuarve nuk mungojnë as performancat nga Genci, duke ndezur atmosferën me interpretimin e tij fantastik.
Në puntatën e fundit Genci interpretoi ‘’Salepxhija’’ dhe mori shumë vëmendje nga të ftuarit dhe publiku i shumë që ndjek çdo javë ‘’Soiree’’.