Gjatë procesit të numërimit të votave, një përleshje fizike ka ndodhur mes disa personave në Komision të Zonave të Administrimit Zgjedhor me numër 30 në shkollën “1 Maji” në Tiranë.
Klan Kosova mëson se shtatë persona janë arrestuar dhe janë shoqëruar në Polici për intervistim.