Julian Nagelsmann është zyrtarizuar si trajner i ri i Bayernit. 33-vjeçari do t’i bashkohet bavarezëve më 1 korrik 2021, pas sezonit aktual.
Nagelsmann, që është trajner i Leipzigut, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionin gjerman.
Në njoftimin e klubit, Bayerni ka thënë se ky vendim ka ardhur pasi trajneri aktual Hansi Flick ka kërkuar që ta mbyllë bashkëpunimin sivjet, dy vjet para se t’i skadonte kontrata.