Fjalë Kyçe

Nis rrënimi i një objekti të madh të ndërtuar në tokë të komunës

Nis rrënimi i një objekti të madh të ndërtuar në tokë të komunës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka nisur puna në lirimin e parcelës për ndërtimin e Stacionit Policor në Kodrën e Trimave.

Përmes një statusi në Facebook ai ka thënë se parcela ka qenë e uzurpuar dhe se objektet brenda saj do të rrënohen.

“Komuna e Prishtinës, me vendim të Kuvendit Komunal, ka ndarë parcelë nga prona komunale ku do të ndërtohet Stacioni Policor në Kodrën e Trimave. Drejtoria e Pronës në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit dhe Policinë e Kosovës, ka filluar zbatimin e vendimit për lirimin e kësaj parcele, e cila ka qenë e uzurpuar. Objektet brenda kësaj parcele do të rrënohen, ashtu që të procedohet tutje me ndërtimin e Stacionit Policor”, ka shkruar ai.