Fjalë Kyçe

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 676 pacientë

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 676 pacientë

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportin e datës 27 prill 2021, vërehet ulje e numrit të pacientëve që po trajtohen në klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme, njofton SHSKUK.

542 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 27 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 526 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 287 pacientë, 15 prej tyre në gjendje të rënduar, 210 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 236 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive 101 pacientë, Klinika Infektive II (mjekësia sportive) 59 pacientë, Klinika Infektive III (Interno) 13 pacientë, Klinika e Pulmologjisë me 81 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID 16 pacientë dhe 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë 15 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë 2 paciente.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 389 pacientë: 22 prej tyre në gjendje të rënduar, 332 të konfirmuar positive, 290 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit 58 pacientë, Spitali i Gjakovës 74 pacientë, Spitali i Pejës 87 pacientë, Spitali i Gjilanit 62 pacientë, Spitali i Ferizajt 46 pacientë, Spitali i Mitrovicës 45 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 17 pacientë.