Fjalë Kyçe

Hidhet nga kati i tretë i një hoteli një vajzë në Pejë, Policia jep detaje

Hidhet nga kati i tretë i një hoteli një vajzë në Pejë, Policia jep detaje

Të hënën mbrëma pas orës 23:00 një vajzë është hedhur nga kati i tretë i një hoteli në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi ka thënë se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

Gashi ka thënë se në cilësinë e dëshimtarit janë intervistuar tre persona dhe se policia rajonale është ende duke e hetuar rastin.

“Rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor. Tani për tani nuk ka ndonjë të dyshuar”, ka bërë të ditur Gashi.