Policia e Kosovës ka arrestuar dje një serb i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, raporton Gazeta Express.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e ka konfirmuar rastin për Gazetën Express, ku tha se Policia e Kosovës është arrestuar i dyshuari serb duke u referuar bashkëpunimit ndërkombëtar për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit.
44-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale “grabitje të armatosur në një shtet tjetër”.
“Me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë, përderisa nga autoritetet e Republikës së Kosovës në proces janë procedurat për ekstradim”, thuhet në përgjigjen e tij.