Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitat në Bruksel.
Ai është pritur në takim këtë të mërkurë nga homologu belg, Alexander Decroo. Kurti ka shkruar se në takim me homologun belg, i ka shprehur prioritetet e Qeverisë për punë dhe drejtësi, angazhimin drejt BE-së dhe se ka kërkuar liberalizim të vizave.
“Vizitën time dyditore në Bruksel, në shtëpinë e institucioneve të Bashkimit Evropian, me një takim bilateral me Kryeministrin e Belgjikës, Alexander Decroo”.
“I shpreha prioritetet tona për punë dhe drejtësi, angazhimin tonë drejt BE-së dhe kërkova liberalizim të vizave”.
“U pajtuam që ta rrisim bashkëpunimin ekonomik”, ka shkruar Kurti në Twitter.