Fjalë Kyçe

Nga Jo negociata, tani Vetëvendosje ka nisur negociatat për autonomi të veriut

Nga Jo negociata, tani Vetëvendosje ka nisur negociatat për autonomi të veriut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti i cili sot në Bruksel konfirmoi rinisjen e dialogut, siç thotë ai, pa vendosur reciprocitetin ndaj Serbisë siç kishte premtuar.

Hoxhaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Kurti e ka përmbysur gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.

“Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj. Ai tha se në Bruksel duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër”, ka shkruar ai.