Seanca e radhës nga Dhomat e Specializuara të Hagës ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, do të mbahet këtë të premte nga ora 11:00.
Kjo u bë e ditur në njoftimin e publikuar nga Specialja, në të cilin thuhet “Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e katërt për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të mbahet të premten, më 30 prill në orën 11:00”, transmeton Klan Kosova.
Drejtuesit OVL- UÇK-së janë në paraburgim që nga viti i kaluar, ata u arrestuan më 14 dhjetor të vitit 2020.