Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona gjatë mbrëmjes së djeshme në një lokal në Ferizaj në rrugën “Agim Matoshi”, pasi po luanin bixhoz.
Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ndaj pronarit është iniciuar rasti penal ‘’ Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm ‘’, ndërsa ndaj 10 personave janë shqiptuar edhe fletëparaqitje për mos respektim të orarit të lëvizjes pas orës 22:30, sipas vedimit të fundit të Qeverisë së RKS-së.
Me vedim të prokurorit të gjithë personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Lidhur me këtë rast, si prova materiale janë konfiskuar:
– 156 qipa ( zhitona)
– 10 palë letra bigjozi dhe një sasi e parave .