Fjalë Kyçe

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari nga Deçani

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari nga Deçani

Policia e Kosovës po u kërkon bashkëpunim qytetarëve për kapjen e Nderim Haklajt nga Deçani, i cili dyshohet për veprat penale mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve dhe zjarrvënie.

Ai është i lindur më 29 dhjetor 1986.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin policor.