Fjalë Kyçe

Qeveria ndan 6.8 milionë euro për barna nga lista esenciale

Qeveria ndan 6.8 milionë euro për barna nga lista esenciale

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të ndajë 6,8 milionë euro për furnizimin me barna nga lista esenciale.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë gjatë mbledhjes se mjetet nga pika 1 e këtij vendimi ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike.

“Ndahen mjete financiare 6,8 milionë euro në Ministria e Shëndetësisë në nënprogramin shërbime përkatëse farmaceutike. Mjetet nga pika 1 e këtij vendimi, ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike që të furnizohet sigurimi me barna esenciale nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Murati.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe projekt-rregulloren për përcaktimin e procedurës për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit.

Ministrja Albulena Haxhiu në adresimin para kabinetit qeveritar ka thënë se kjo rregullore ka 19 nene në 4 kapituj dhe “mbron sinjalizuesit, trajtimin e rasteve të tyre e të tjera”.

Qeveria ka miratuar edhe programin për borxhin shtetëror 2022-2024 dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për të njëjtën periudhë.

Është miratuar edhe një propozim i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për mundësimin e pagesave direkte në formë avansi për reagim në emergjencën ndaj COVID-19.