Një këmbësor është goditur nga vetura derisa ishte duke kaluar zebrat.
Ngjarja sapo ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet, njofton Klan Kosova.
Klankosova.tv ka siguruar videon nga momenti i ngjarjes. Derisa mbërrin ambulanca të lënduarit i dalin në ndihmë qytetarët.
Për portalin lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Rreth orës 21:00, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.