Fjalë Kyçe

Katër automjete përfshihen në një aksident në Veternik, ka edhe të lënduar

Katër automjete përfshihen në një aksident në Veternik, ka edhe të lënduar

Një aksident në trafik ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Prishtinë, konkretisht në lagjen Veternik të kryeqytetit rreth orës 21:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e aksidentit në të cilin janë përfshirë katër automjete.

“Rreth orës 21:30, në rrugën Ferizaj – Prishtinë (në Veternik), ka ndodhur një aksident trafiku në mes të katër automjeteve në levizje. Si pasojë janë lënduar dy persona. Me ratsin është duke u marr policia e komunikacionit rrugor”, ka thënë për Gazetën Sinjali Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.