Banorët e Hanit të Elezit rrëfejnë momentet e para pas hyrjes në qytezë në qershor të 1999
Është qershori i vitit 1999 në Kosovën e çliruar.
Shqiptarët e përzënë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit kishin filluar kthimin në atdhe.
Rrugën e kthimit për në Kosovë e ndoqën edhe refugjatët që ishin strehuar në kampet e Stankovecit e Bllacës.
Pranë autobusëve shënonin emrat e tyre e të familjarëve.
Të tjerët ndanin kujtimet e luftës për mediat ndërkombëtare.
Ani pse të lodhur, e të kequshqyer nëpër kampet në Maqedoni, fytyrat e tyre ishin të buzëqeshura.
Ata po ktheheshin në vendlindje.
E më të vegjlit nuk iu besonin syve çfarë shihnin.
Se do të kthehej një ditë përsëri në Kosovë, nuk e besonte as Shaban Beçaj nga Laçi i Hanit të Elezit.
20 vite më parë, Beçaj thotë të jetë ndjerë i lumtur për kthimin në vendin e lindjes.
Se ishte ndjenjë e mrekullueshme futja në atdheun e cliruar e thotë edhe Genc Reçi nga Hani i Elezit.
Ai tregon se si e gjeti qytetin e tij pas luftës.
Ani pse u kthyen në Kosovën e cliruar, banorët e Hanit të Elezit e kishin një frikë.
Tani kur nga clrimi janw mbushur plot 20 vjet, nw Kosovw gjithcka duket dhe frymon ndyrshe.