Fjalë Kyçe

Ka mungesë të furnizimit me gjak, Qendra për Transfuzion bën apel për ndihmë

Ka mungesë të furnizimit me gjak, Qendra për Transfuzion bën apel për ndihmë

Të shpeshta janë rastet kur shohim se kërkohet dhurim i gjakut për pacientë të ndryshëm anembanë Kosovës.

Por nga Qendra për Transfuzion të Gjakut kanë theksuar se së fundi mungesa e furnizimit me gjak është rritur.

Të njëjtit kanë ftuar të gjithë personat vullnetare të dhurojnë gjak, në qendrën e Transfuzionit në Prishtinë në mënyrë që t’iu dalim në ndihmë pacientëve të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës.

Postimi i plotë:

Meqenëse jemi në kohë pandemie dhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, po vërehet mungesa e dhuruesve vullnetar te gjakut.

Duke i marrë parasysh edhe këto ditë feste, dhe numrit të shtuar të kërkesave mungesa e gjakut po rritet.

Prandaj, ftojmë të gjithë ata persona vullnetarë të vijnë dhe të dhurojnë gjak në qendrën e Transfuzionit në Prishtinë në mënyrë që të iu dalim në ndihmë pacieteve të shtrirë nëpër spitalet tona.

Dhurimi i gjakut mund të bëhet deri ora 22:00.