Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve të përfshira, në rrugën Graçanicë-Llapnasellë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 16:30 në rrugën Graqanicë-Llapnasellë , ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane të perfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në konfirmimin e policisë për Express.