Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Zyra për Media e Policisë së Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se rreth orës 19:40 ka ndodhur një rast “sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe përdorim i armës zyrtare”.
Nga Zyra për Media në Policinë e Kosovës kanë treguar se pas kanosjes së drejtpërdrejtë dhe rrezikimit të jetës, zyrtarët policorë kanë përdorur armët e tyre për të ndaluar automjetin.
“Rasti ka ndodhur përderisa njesia patrulluese kufitare në fshatin Jashanicë, komuna e Leposaviqit ka tentuar të ndalojë një automjet të dyshuar për kontrabandë, mirëpo i njëjti nuk është ndaluar dhe gjatë ikjes ka rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë, duke tentuar që t’i godasë me automjet zyrtarët policor të cilët ishin në detyrë. Duke parë rrezikun e drejtpërdrejtë për jetë, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin armën zyrtare. ”, thonë nga ZIMP për lajmi.net.
Gjithashtu nga ZIMP për lajmi.net kanë treguar se nuk raportohet për persona të lënduar për derisa veprimet policore dhe hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar në bashkëpunim edhe me prokurorinë kompetente.