Fjalë Kyçe

Parashikimi i moti për sot dhe nesër

Parashikimi i moti për sot dhe nesër

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët.

Ndërkohë të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell.

Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës