Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Për këtë ajo ka zgjedhur destinacionin e largët të ishujve Maldive, për të kaluar disa ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.
E teksa ndodhet atje, ajo po i mban të zhurnuar fansat me fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon atje.
View this post on Instagram
“Jam në pushime të majit, mund të kthehem ose mund të mos kthehem …”, ka shkruar Tayna në Instagram.
Reperja, emri i vërtetë i së cilës është Doruntian Shala, ka qenë mjaft aktive në tregun muzikor gjatë këtij viti me projekte të shumta, teksa kënga e fundit që solli ishte “WTF” në bashkëpunim me Ivorian Doll.