Një person ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshjeje, është therur me thikë nga një i dyshuar.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ymer Jaka” në Prishtinë, dje rreth orës 13:00.
Siç njofton Policia në raportin e saj 24-orësh, viktima ka pranuar trajtimin mjekësor, kurse, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.