Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtar i Komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtje në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajqinovci, ka thënë se shumë shpejt do të largohet homologimi dhe monopoli për homologim.
Bajqinovci ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se ky është një problem që ka të bëjë me miliona euro.
“Shumë shpejt do të largohet homologimi. Nuk mund të bëhet për 40 ditë. Ka të bëjë edhe këtu me miliona euro. Edhe monopoli për homologimin e automjeteve do të largohet, nuk do të lejojmë monopol në asnjë fushë sepse Kushtetuta nuk e lejon”, është shprehur Bajqinovci.