Fjalë Kyçe

Dua Lipa shumë shpejt me një videoklip të ri!

Dua Lipa shumë shpejt me një videoklip të ri!

Dua Lipa shumë shpejt me një videoklip të ri!

Dua Lipa është ende duke shijuar triumfin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Brit Awards” ku rrëmbeu dy çmime, atë për “Këngëtaren më të mirë britanike” dhe “Albumin më të mirë”, për albumin “Future Nostalgia”. Burime të “The Sun”, kanë thënë se Dua është duke punuar për xhirimin e një klipi të ri.

“Dua është ende duke e shijuar suksesin e albumit të saj të fundit dhe fitoren e dyfishtë në “Brit Awards” mirëpo ajo nuk dëshiron të ndalet. Tani ajo po punuar për videoklipin i cili do të jetë i mahnitshëm. Një numër i madh i njerëzve janë duke marrë pjesë në realizimin e tij”, është shprehur burimi për “The Sun”. Nuk është bërë ende e ditur se kur pritet të publikohet videoklipi.