Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar para deputetëve për 55 ditë qeverisje, janë bërë shumë punë që do të hedhin bazat e progresit për katër vjetët e ardhshme. Kurti ka thënë se masat e vendosura anti-COVID kishin efekt dhe rezultuan të suksesshme.
“Me të ardhur në Qeveri i hartuam një plan që e ndali trendin e rritjes së rasteve që trashëguam. Pas 41 ditësh të hyrjes në fuqi mund të raportojë që masat ishin efektive dhe të suksesshëm dhe falë tyre kemi në situatë krejt tjetër”, ka thënë ai.
“Sot kemi shumice parlamentare, qeveri e presidencë që janë në harmoni me qëndrime. Sot duhet ta festojmë këtë standard që e kemi arritur së bashku dhe duhet manifestohet me reforma të mëdha”.
“Programi që kemi është reflektim i premtimeve dhe jo vetëm të fushatës. Është ajo që kemi folur për një kohë të gjatë për ndërtimin e një shoqërie ku secili merr atë që takon. Një shoqëri që investim në arsim që fëmijët të jenë të gatshëm të konkurrojnë në tregun global është prioritet i ynë”, ka shtuar Kurti.
Ai tutje ka thënë se kanë në plan punësimin e 400 pedagogëve, psikologëve dhe do bëjnë vlerësime të jashtme të shkollave, ndërsa brenda vitit do bëhet trajnimi i 500 mësimdhënësve.
“Ne jemi për arsim publik falas. Në institucionet publike do të hiqen tarifat për pagesën e semestrit. Do të investojmë në shëndetësi. Për shume kohe klinikat tona janë parë vetëm si vendtakim me mjekun për të marrë recetën dhe për të marr trajtim diku tjetër. Me këtë program do ta rrisim inspektimin dhe monitorimin duke rekruatuar 30 inspektorë shëndetësor. Do ta mbajmë premtimin për një mjek familjar për 2000 mijë banorë”, ka shtuar ai duke prezantuar planin qeverisës.