Ishte një mbrëmje relativisht e qetë për konkurrentet e “Style Star Show”, derisa erdhi momenti i konkurrentes së fundit që iu shtua garës më të madhe të stilit.
Senajda ngjalli shumë debat mes vajzave sepse veshja si dhe koncepti i saj për veshjet e përshtatshme për dasma ishte i ndryshëm nga ai i konkurrenteve të tjera. Përveç vajzave , edhe anëtarët e jurisë kanë debatuar me njëri-tjetrin për zgjedhjen e veshjes së Senajdës.
Miranda Dupit, veshja e konkurrentes, për tematikën që i është caktuar, i është dukur perfektë. Me disa kritika të vogla për zgjedhjen e ngjyrës, por përgjithësisht i ka pëlqyer shumë.
Niko nuk mendonte njësoj dhe ka pasur një qëndrim të fortë kundër saj.
Por, Miranda i ka qëndruar besnike mendimit të saj të parë.
Replikat e saj “Do syzet e mia apo i do qejfi të shkoj në dasmë kështu Niko”, ishin disa nga përgjigjet që kanë habitur.