Fjalë Kyçe

A e kishte Vjosa Osmani fatin e shkruar që të bëhej presidente?!

A e kishte Vjosa Osmani fatin e shkruar që të bëhej presidente?!

Presidentja Vjosa Osmani ka mbledhur sot paraardhësit e saj në zyrë për të nderuar figurën e Ibrahim Rugovës, në Ditën e Presidentit.

Bashkë me të kanë qenë, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga.

Pikërisht Presidenca kishte qenë pikënisja e rrugëtimit të saj politik në institucione.

Osmani ka shërbyer në vitin 2006 në Presidencë të Kosovës, sa në krye të saj ka qenë Fatmir Sejdiu.

Ajo ka pasur pozitën e Shefit të Stafit dhe Këshilltare e Lartë për çështje Ligjore dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Para se të zgjedhej Presidente e Kosovës, ajo ka qenë Kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe për katër mandate të tjera, deputete e Kuvendit të Kosovës.

Nga 4 prilli i vitit 2021, Vjosa Osmani, mban pozitën që dikur e mbante udhërrëfyesi i saj në politikë, Ibrahim Rugova, dhe në mes tyre: Fatmir Sajdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi.