Fjalë Kyçe

Kontrabandim me kafshë në Viti

Kontrabandim me kafshë në Viti

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit më datë 25.05.2021, zyrtarë të policisë kufitare kanë hasur kafshë në livadhe për të cilat ishin duke u kujdesur dy persona të mitur.

Njoftohet se në momentin që zyrtarët policorë janë ndaluar, dy personat e mitur kanë ikur në drejtim të pyllit.

“Njësiti policor gjatë verifikimit të kafshëve ka vërejtur se delet nuk kanë matrikula. Në vend ngjarje është paraqitur i dyshuari mashkull kosovar i cili është prezantuar si pronar i tyre”, thuhet në raportin e Policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe zyrtarë të AVUK-ut, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në 60 dele, dy dhi dhe tre keca.

Me urdhër të Prokurorit rasti është klasifikuar si ”Kontrabandim me Kafshë” dhe lënda është dërguar në Doganën e Kosovës.